12:46 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Kolegji ISPE vazhdon bashkëpunimet me universitetet më kredibile ndërkombëtare

Derisa një pjesë e madhe të rinjve kosovar synojnë vendet e Bashkimit Evropian për të realizuar vizita studimore dhe akademike, studentë të përzgjedhur nga Universiteti Heidelberg për çdo vit vizitojnë Kosovën, për të shkëmbyer përvoja me kolegët e tyre kosovar.

Punëtoria e përbashkët kërkimore-shkencore mes Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Heidelbergut tashmë është kthyer në formë tradicionale të bashkëpunimit akademik mes dy institucioneve, që rregullisht trajton tema nga e drejta ndërkombëtare, me fokus zhvillimet në rajon.

Programi dhe moduli i titulluar: “International Post-Conflict Peacebuilding: Lessons from Kosovo” i fokuson përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në krijimin e kushteve për rikthimin e paqes në vendet që ishin të përfshira në luftë, ndërsa si rast i studimit është përzgjedhur Kosova dhe angazhimi ndërkombëtar në rikthimin e paqes në vendin tonë.

Ajo që e bën të veçuar programin dhe ligjeratat është pjesëmarrje e profesorëve më eminent nga Kosova, Gjermania dhe vende tjera të BE-së. Në këtë program kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës si dhe të organizatave ndërkombëtare.

Një përvojë interesante është edhe diversiteti i studentët nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët shkëbejnë përvojat e tyre me studentët kosovar.

Studentët e Heidelbergut shprehen të habitur me mikëpritjen, bujarin dhe jetën sociale në Kosovë, derisa makineria propagandistike e paraqet këtë vend të pasigurt dhe me rrezikshmëri të lartë.

Nikolaus Rentrop, pjesëmarrës në këtë program beson se Kosova si shtet do të ketë një perspektivë të qartë evropiane. Si parametër kryesor për këtë vlerësim ai llogaritë në popullatën e re, e cila sipas tij është e përgjegjshme dhe ka një vision për të ardhmen e vendit.

Profesori Sebastian Harnisch, i cili është edhe drejtues i Institutit të Shkencave Politike në Universitetin e Heidelbergut, është habitur me kapacitetin e studentët kosovar, të cilët pothuajse nuk dallojnë fare nga studentët e universitetit që përfaqëson .Ai ka një vlerësim për bashkëpunimin dhe mundësinë për një ligjeruar në një ambient ndërkombëtarë, me studentët të nacionaliteteve të ndryshme.

Profesori Avni Mazrreku thotë se, ardhja e studentëve dhe profesorëve të njërit prej universiteteve më të njohura dhe më cilësore në Gjermani, është kënaqësi dhe konfirmimi më i mirë i cilësisë së punës sonë dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme që kemi krijuar me partnerët tanë evropianë.

“Ky është një rast i shkëlqyeshëm për studentët tanë që të binden nga dora e parë për punën që e bëjnë kolegët e tyre në Heidelberg dhe të marrin përvojë, që për ta do të jetë e çmueshme. Nga ana jonë jemi munduar që studentëve dhe profesorëve mysafir tu sigurojmë ligjërues sa më cilësorë dhe prezantime sa më të mira gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”.

Kolegji ISPE ka vazhduar sukseshmë të lidhje marrëveshje ndërkombëtare me universitetet më elitare ndërkombëtare, duke mundësuar shkëmbim të profesorëve dhe studentëve.

Si rrjedhoj e këtyre bashkëpunimeve, në numër i konsiderueshëm i studentëve të Kolegjit sot vijojnë studime semestrale në disa universitete të Bashkimit Evropian.

Kolegji ISPE pjesë e projektit ndërshtetëror (evropian) me studentë nga Franca, Gjermania

Kolegji ISPE është përzgjedhur të jetë pjesë e programit icili implementohet nga organizata Education Unlimited në bashkëpunim me Europazentrum Baden-Ëürttemberg, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Landit Gjerman Baden-Ëürttemberg dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Projekti në fjalë parashihet të zgjasë për një periudhë 3 vjeqare, gjatë kësaj kohe studentët e Kolegjit ISPE do të kenë mundësinë të jenë pjesë e ligjeratave dhe vizitave studimore të cilat do të zhvillohen në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të njihen me idetë federaliste të Landit të Baden-Ëürttemberg- ut dhe për rëndësinë që ka BE-ja në raport me një shtet federal. Vizita tjetër planifikohet të jetë në Strasbourg të Francës, ku do të vizitohen institucionet e rëndësishme si; Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij projekti është të kuptuarit se a mund të shërbejë pajtimi midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore si një model pajtimi për vendet e Evropës Juglindore?

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Kolegjit ISPE. Kolegji ISPE inkurajon studentët të jenë pjesë e këtij projekti ndërkombëtar.