18:57 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Koleksioni i ri nga BKR, fotosesion e video të realizuara jashtë vendit

Një ekip i madh dhe profesional janë duke punuar në projektin e ri të Blerina Kllokoqi-Rugova.

Ky ekip është përkushtuar që të arrijë kurimin më të mirë të mundshëm të këtij projekti, i cili po realizohet jashtë vendit.

Ky projekt përfshin fotosesione dhe video të ndryshme nga koleksioni i fundit i Blerinës, kreacione këto të veçanta që vetëm ajo di t’i krijojë, transmeton Indeksonline.

BKR, emri i krijimeve të cilat shpesh herë i shihni në trupin e femrave më të bukura shqiptare dhe të huaja këtë herë do të bëjë lansimin e kreacioneve edhe më të shkëlqyeshme, që sigurisht do të jenë të këndshme për t’u hedhur mbi trupat femëror./Indeksonline/