75 Mall Live Search
11:32 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

Koleksioni i veçantë i Chanel

Një koleksion të pazakontë dhe një mënyrë të veçantë ekspozimi përzgjodhi stilistja e famshme franceze Virzhini Vjar për të prezantuar veshjet e reja të sezonit Dimëror 2020-2021.

Pasarela ishte vendosur në ambientet e kështjellës Shato dë Shënonso’ e njohur ndryshe edhe si kështjella e Damave.

Jo pa qëllim ishte përzgjedhur kjo kështjellë e shekullit të XVI pasi i gjithë koleksioni përbëhet nga motivet e ambienteve të gurta të saj por edhe të kopështit të gjerë me ngjyrat e Dimrit.

Koleksioni është një ndërthurje e stilit klasik të veshjeve të zonjës së kësaj kështjelle Katrin dë Medisi, e cila nuk i ndau veshjet e zeza dhe dekorin e zi të kështjellës pas vdekjes së bashkëshortit Henrikut të Dytë dhe stilit të ditëve të sotme.