75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 21 Korrik 2020 / C E

Koleksioni i veturave luksoze të futbollistit shqiptar

Është e rrallë të gjesh një lojtar që nuk ka një pasion për katër rrota: zakonisht, profilet sociale janë plot me fotografi me super vetura shumë të shtrenjta.

Edhe futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj nuk bën përjashtim, shkruan Indeksonline.

Pas fitores kundër Udineses ai i lejoi vetes njëfarë çlodhjeje në Bregun e Amalfi me Lambon e tij të re.

Nga Lamborghini Huracan me porosi të zezë dhe të verdhë (blerja e fundit) deri te Porsche 911 Turbo, më poshtë  është koleksioni i tij i super makinave.

Lamborghini Huracan , i personalizuar me numrin 23 në timon . Supervetura italiane me linja sensuale dhe këndore është tashmë protagonistja në rrjetet sociale të mbrojtësit nga Shkodra.

Prej disa vitesh në garazhin e futbollistit shqiptar parkohet Porsche 911 Turbo, të cilën shtëpia Cavallino në Stuttgart e përcakton si makinën e përsosur sportive. Brezi i ri i 911 Turbo është i pajisur me një motor me 6 cilindra Biturbo VTG që prodhon 580 kf, nga 0 në 100 km i arrin në vetëm 2.8 sekonda dhe deri në shpejtësinë më të lartë deri në 320 km/h.

Jo vetëm superveturat. Hysaj gjithashtu ka një pasion të madh për automjetet OFF Road, siç është Jeep Wrangler i tij që e shoqëron në udhëtime të vështira, falë cilësive të jashtëzakonshme jashtë rrugës.

Koleksioni i Hysaj gjithashtu përfshijnë një Audi S8 , versionin sportiv të A8, i cili përmban një motor FSI V10 të aftë për të dhënë 360 kf. Ashtu si Huracan më i fundit, edhe Audi duket i personalizuar : ai është në të vërtetë i mbuluar me një film të veçantë të zi mat. /IndeksOnline/