16:05 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Koleksioni për maturante: Lia për herë të parë bashkëpunon me Drita Stubllën

Drita Stublla do të jap ide se si të dukeni në natën e maturës Disenjatorja e njohur shqiptare, Lia Stublla e cila së fundmi ka prezantuar koleksionin e parë me vello të bardha në një intervistë për emisionin “1 Kafe prej shpisë” të RTV21, ka thënë se ky mini koleksion është vetëm nisëm linjës me vello. Lia ka thënë se koncepti i brendit LS për 2019 është që për çdo javë të prezantohet koleksione të reja, shkruan rtv21.tv

Pas koleksionit me vello,  për maturantet Lia ka menduar të sjell diçka të veçantë, por kësaj here jo vetëm. Motra e saj, Drita Stublla do të jap ide se si të dukeni në natën e maturës. “Kësaj here Lia Stublla e ka kombinu koleksionin e vetë edhe idetë me Drita Stubllën dhe koleksioni i maturave ka me qenë Drita Stublla /LS”, ka treguar disenjatorja. Ajo ka thënë se shumë shpejt do të filloj të realizohet koleksioni.