Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me aksion para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është duke mbajtur një aksion simbolik para Gjykatës Themelore të Prishtinës para nisjes së seancës dëgjimore ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të Liridona Ademaj, si dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e saj.
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” është parulla që u ngrit nga aktivistet para objektit të Themelores.
Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Thuhet se Murseli, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.
