14:49 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Kollçaku e VV-së: S’e cilësoj ultimatum afatin e Mustafës, takimi mund të ndodhë çdo moment

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mullhaxha-Kollçaku në një lidhje direkte ka thënë se nuk e konsideron si ultimatum, afatin që i ka dhënë Isa Mustafa, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan IndeksOnline.

Kollçaku ka thënë se procesi i formimit të Qeverisë nuk është stërzgjatur pasi që edhe proceset paraprake si certifikimi i rezultateve të 6 tetorit dhe thirrja e vonshme për seancë konstituive nga presidenti, Hashim Thaçi kanë ndikuar.

Nënkryetarja e VV-së ka thënë se takimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës mund të ndodhë në çdo moment.

“Qytetarët janë lodhur dhe gjithë ne, por mendoj se tanimë duhet të ndodhë diqka e re. Të formohet i ashtuquajturi koalicioni i shpresës.

Nuk është proces edhe shumë i gjatë, pasi që LVV-ja ka mundësi për herë të parë të qevrisë, e cila ka vullnet të dyanshëm politik që të arrihet kjo marrëveshje. LVV-ja me bindje po ju them që ka qenë shumë korrekte që nga fillimi. Tani jemi ku jemi, po e rikonfirmoj se fakti që të dyja palët nuk i kanë ndalur diskutimet, ka shpresë dhe vullnet.

Takimi do të ndodhë, ne e kemi afatin kushtetues dhe nuk e kemi që patjetër që të ndodhë sot ose nesër, takimi mund të ndodhë çdo moment.

Ne do të ulemi në vullnet të përbashkët që të gjejmë një zgjidhje, të shikojmë nga e ardhmja dhe qytetarët presin se si do të qeverisë LVV-ja me LDK-në.

Ne duhet të fokusohemi që kjo qeverisje të ketë interes të përbashkët për të mirën e të gjithëve.

Nuk e kisha cilësuar si ultimatum”, ka thënë ajo./IndeksOnline/