19:45 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Kollçaku: Nëse infektohet ndonjë deputet sot, mos t’i vendoset respiratori

Për më shumë se shtatë orë, po mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mocionin e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Dy partitë që formuan koalicionin LDK dhe VV po hedhin akuza në adresë të njëra-tjetrës për gjendjen e krijuar politike.

Derisa, deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku tha se më së paku në këtë kohë pandemie është dashur të mbahet një seancë, e ata që e kanë thirrur duhet të mbajnë përgjegjësi, përcjellë Indeksonline.

“Unë sot që nëse sot ndonjë deputet infektohet mos t’ja qesin respiratorin. A po mendoni që ne jemi imun ndaj kësaj sëmundje? E kam thënë dhe po e them, në këtë situatë, kjo është seancë e turpit. Dikush po thotë që s’jemi të rrezikum? Por ai që e ka thirr le të mbanë përgjegjësi.

Mos e votoni mocionin, pasi që për çdo gjë ka kohë, por jo edhe nëse bjen qeveria. S’keni partner, prandaj mos e votoni”, ka thënë ajo./Indeksonline