16:16 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kolltuqet multifunksionale në plazhet e Gjermanisë

Kolibet prej kashte, ose mobilja e plazhit, (Strandkorb) janë karakteristika e plazheve në brigjet e Detit të Veriut dhe Detit Baltik në Gjermani.

Pushuesit jo vetëm mbrohen prej diellit, por edhe prej erës në këto “çadra”.

Këto kolltuqe, për në rërë janë shumëfunksionale: në të mund të ulen dy vetë (pra shërben si një kolltuk dysh) dhe ato janë edhe si një hambar i vogël, në to mund të vendosësh në sirtarin e poshtëm gjërat e plazhit, për t’i pasur gati aty të nesërmen, shkruan Zëri i Amerikës.

Prodhimi i të tilla kolibeve me kashtë është trashëguar në zejtarinë europiane nga shekulli i 16-të. Dokumente me shkrim për këto karrige të mbuluara janë gjetur në zejtaritë e Hamburgut më 1595, të Lybekut më 1611, të Bremenit më 1648 dhe në Këln më 1773.

Fillimisht ato janë prodhuar si karrike të mbuluara për t’u mbrojtur nga korentet e erës në godinat e ftohta dhe nëpër korridore. Përdorimi i tyre është i njohur në shtëpitë e qytetarëve të njohur dhe fermerëve në Gjermani në Holandë e në Gjermani, nga shekulli i 18 ato u përdorën edhe nëpër kështjellat e Anglisë, Skocisë e Irlandës.