75 Mall Live Search
13:28 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / L A

Kolo Muani afër largimit nga PSG-ja

Sulmuesi i PSG-së, Randal Kolo Muani, do të largohet nga PSG-ja në merkaton e ardhshme të janarit.

Kolo Muani, nuk po mund të gjejë vend në formacionin startues të Luis Enriques, me spanjollin që aktivizon Ramos në vendin e tij.

Destinacioni i tij i ardhshëm me shumë gjasë do të jetë Anglia, me Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin të interesuara për të, dhe për të ka interesim edhe nga Gjermania, më saktë nga skuadra e RB Leipzig.

Kolo Muani, kujtojmë se iu kishte bashkuar PSG-së nga Eintracht Frankfurti, me “parizienët” që paguan rreth 95 milionë për të./IndeksOnline/