75 Mall Live Search
22:13 / E Martë, 14 Janar 2025 / MSH

Kolo Muani niset drejt Italisë, përkohësisht

Randal Kolo Muani po e nis vitin në Itali.

Sulmuesi i PSG-së po paketon valixhet për të shkuar si huazim në Juventus, shkruan IndeksOnline.

Siç konfirmon gazetari Fabrizio Romano, PSG-ja dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për huazimin e 26-vjeçarit, deri në qershor.

Në marrëveshje nuk është mundësuar klauzola e blerjes.

Kolo Muani do të udhëtojë drejt Torinos këtë javë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore./IndeksOnline/