Kololli debuton në Japoni kundër Kawasakit

Benjamin Kololli ka debutuar me ekipin e ri Shimizu S-Pulse në kuadër të kupës së Japonisë.
Mesfushori kosovar u inkuadrua në minutën e 46-të kundër Kawasaki Frontale në humbjen 2-1.
29-vjeçari është bërë kosovari i dytë që luan në Japoni, pas Besart Berishës.
/Indeksonline/