75 Mall Live Search
08:24 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / G T

Kololli me deklaratën e vitit: Do isha kampion në Basel, por nuk e llogaris si kontribut nëse nuk luaj…!

Skuadra e Baselit pas tetë vjetësh ditë më parë festoi titullin kampion në Superligën e Zvicrës.

Në ekipin historik “Helvetik” gjysmësezoni ishte edhe Benjamin Kololli, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline

Por në janar të këtij viti ai u largua nga aty dhe shkoi te Sioni si “lojtar i lirë”.

Benjamin Kololli wehrt sich nach seinem ersten FCB-Training gegen die  Homophobie-Vorwürfe

Kur i thanë pse nuk qëndrove te Baseli për t’u bërë kampion, ai u përgjigj: “Të gjithë më kanë thënë kështu. Por, unë nuk e llogariti vetën si kampion nëse nuk luajë, nëse nuk jap kontributin tim.”

33-vjeçari me Baselin luajti 6 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri një asist.

Kurse te Sioni, luajti 16 ndeshje, shënoi tetë gola dhe bëri tri asiste.

Mbrojtësi kosovar ka kontratë me Sionin deri në vitin 2026./Indeksonline/