Kololli nuk ndalet me suksese, hyn në 11-shen më të mirë të Ligës së Zvicrës
Benjamin Kololli po vazhdon të korr suksese në ligën zvicerane.
Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit 2018-të, transmeton Indeksonline.
Kololli ka postuar një fotografi me bashkëlojtarin e tij Kevin Ruegg nga ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Lojtari kosovar është duke kaluar sezonin më të mirë të karrierës me ekipin e tij FC Zurich.
Përveç me klubin, Kololli ka qenë i shkëlqyer edhe kombëtaren e Kosovës, ku ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm në fazën e grupeve në ‘Ligën e Kombeve’./Indeksonline/