75 Mall Live Search
18:45 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Kololli nuk ndalet, shënon dy gola

Benjamin Kololli po shkëlqen me skuadrën e Zurichut në Zvicër.

Futbollisti i Kosovës ka kontribuar me dy gola në ndeshjen miqësore kundër Aarau, shkruan Indeksonline.

Kololli shënoi nga penalltia në minutën e 40-të dhe dy minuta më vonë realizoi përsëri.

Kujtojmë se Benjamin Kololli është nominuar për formacionin e vitit në Superligën zvicerane. /IndeksOnline/