75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / A. A

Kololli, pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Benjamin Kololli po kalon formë të mirë të skuadra Zurich. Të shtunën e kaluar mesfushori kosovar shënoi gol në fitoren 2-0 ndaj Luzernit.

Ai u paraqit 84 minuta në lojë, shkruan Indeksonline. Pas paraqitjes pozitive, Kololli është zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës në Zvicër.

Gjatë këtij edicioni 28 vjeçari është paraqitur në 5 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Ndryshe, Kololli nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve me Kosovën kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.

Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes ndaj Greqisë në Athinë.

/Indeksonline/