75 Mall Live Search
15:54 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Kololli shënon golin e parë me Shimizun

Benjamin Kololli e ka shënuar golin e parë me skuadrën e Shimizu-J Pulse në Japoni.

Kololli të shtunën me Shimizun fitoi me rezultatin 2:1 në udhëtim te Sanfrecce Hiroshima, në kuadër të raundit të tretë të Kupës Levain.

Futbollisti nga Kosova e shënoi golin e parë në minutën e 20-të, me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

29-vjeçari iu bashkua Shimizus në Japoni nga Zuerichu i Zvicrës, në korrik të vitit të kaluar.