Kololli shënon në barazimin e Zurichut, Kryeziu e Aliti luajnë 90 minuta

Zurichu ka barazuar me rezultat 2-2 si mysafir i Sionit në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Zvicrës.
Golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Rizzo e shënoi Benjamin Kololli por nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota nga kjo sfidë.
Për Zurichun 90 minuta luajtën edhe dy futbollistët tjerë të Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Fidan Aliti.
Zurich aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 11 pikë, katër larg vendit të parë. /IndeksOnline/