22:12 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kololli vazhdon me gola, i shënon kampionit të Zvicrës

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, po vazhdon të tregoj paraqitje fantastike me skuadrën zvicerane Zurich.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka shënuar për vendasit njërin nga tre golat në barazimin 3-3 ndaj kampionit aktual Young Boys.

Kololli shënoi nga penaltia, të cilën e nxori vet pas një ndërhyrje ndaj tij brenda zonës. Ky është goli i tretë i kosovarit këtë sezon, ndërsa numëron edhe dy asistime. /IndeksOnline/