Kolona 3 km e gjatë, 4 orë pritje për të kaluar kufirin në Merdare (Video)

Deri në 4 orë po presin mërgimtarët për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi, raporton IndeksOnline.
Kolona e automjeteve në pikën e kalimit kufitar në Merdare aktualisht është e gjatë rreth 3 km.
Ndërsa në pikën tjetër kufitare të Dheu i Bardhë, kolona është e gjatë 800 metra dhe pritja është rreth 1 orë e gjysmë.
Pritje ka edhe në Muçibabë dhe në Jarinje.
Këto janë të dhënat e përditësuara në orën 11 e 21 minuta nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video të kolonës në Merdare: