11:36 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / k.v

Kolona 3 km e gjatë në Vërmicë

Tri kilometra është e gjatë kolona në Vërmicë, shkruan IndeksOnline.

Qytetarët po presin deri në dy orë për të kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri, pas futjes së masave të reja antiCovid në Republikën e Shqipërisë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përveç kësaj pike kufitare, në të tjerat nuk ka pritje të gjata./IndeksOnline/