22:45 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Kolona deri në katër orë në Merdare

Fillimi i ditëve të nxehta sjell në Kosovë edhe shumë bashkëatdhetar, por që ballafaqohen me pritje të gjata në Merdare e Mutivodë.

Sipas matjeve të bëra sonte nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në MPB, në pikëkalimin kufitar të Merdares, pritjet në hyrje kanë qenë të gjata 200-260 minuta apo katër orë.

Pritje ka edhe në Mutivodë, teksa mërgimtarët janë bllokuar në kolona deri në tre orë. Aty kolonat e veturave kanë arritur deri në 1 mijë e 700 metra.

Gjendje pak më e mirë është tek pika kufitare në Muçibabë e te Dheu i Bardhë ku pritjet arrijnë deri në 40 minuta. /Indeksonline/