“Kolona” e veturave të Qeverisë së Kosovës drejt Shqipërisë

Lexues të Ekonomia Online kanë dërguar fotografi, ku shihet një “kolonë” veturash të Qeverisë së Kosovës, duke kaluar kufirin dhe duke shkuar për në Shqipëri.
Deri më tani nuk ka informacion nga burime zyrtare, as nga Zyra e Kryeministrit, as nga Dogana të Kosovës, nëse edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, është duke shkuar për në Shqipëri.

Kurti paradite ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë në shënimin e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës.