Kolona mbi një kilometërshe për të dalë nga Kosova, mërgimtarët presin deri në 6 orë në Merdar
Foto ilustrim
Kolona të gjata mbi një kilometërshe janë krijuar në pikën kufitare në Merdar. Mërgimtarët atje po detyrohen të presin deri në gjashtë orë.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në Merdar janë një kilometër e 200 metra në dalje, shkruan Indeksonline.
Kolona ka edhe në pikën tjetër kufitare, Jarinje. Atje kolonat në dalje krijohen deri në 1000 metra.
Pritjet në Jarinje po bëhen deri në tri orë.
Kolona në pikën kufitare te Dheu i Bardhë është 1.000 metra. Pritjet janë deri në dy orë.
Edhe në pikën kufitare në Multivodë ka kolona. Atje pritjet janë deri në dy orë, ndërsa kolona është e gjatë 500 metra./Indeksonline/
