75 Mall Live Search
17:58 / E Martë, 01 Mars 2022 / k.v

Kolona me mjete luftarake ruse po lëviz ngadalë drejt Kievit

Kolona ruse me mjete ushtarake po bën përparim të ngadaltë drejt Kievit, thanë zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, transmeton IndeksOnline.

Në përditësimin e fundit të Inteligjencës së Mbrojtjes, Ministria thotë se kolona e mjeteve luftarake dhe logjistike është afërsisht 30 km nga qendra e kryeqytetit.

Një numër i shtuar i sulmeve ajrore dhe artilerie ruse janë kryer kundër zonave urbane me popullsi të dendur gjatë 48 orëve të fundit, thuhet në njoftim.

Forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë qytetet e Kharkiv, Kherson dhe Mariupol, por ato tani janë të rrethuara nga forcat ruse./IndeksOnline/