75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kolonë në Merdarë, mërgimtarët po presin deri në dy orë

Numër i madh i mërgimtarëve po i mësyjnë Kosovës në prag të festave të fundvitit dhe për të kaluar pushimet dimërore.

E shumë prej tyre po zgjedhin pikën kufitare  me Serbinë, Merdarën që të vijnë në Kosovë.

Mirëpo, për shkak të fluksit të madh të veturave, ata po presin me disa orë në këtë pikë kufitare.

Disa prej tyre kanë treguar për Indeksonline se në këtë pikë kufitare po presin një deri në dy orë në kolonë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë koha e pritje në hyrje tësaj është 60-90 minuta ndërsa në dalje nuk vonojnë deri 5 minuta.

Kurse, kolona në hyrje është e gjatë 200 deri në 300 km e në dalje nuk ka kolona fare.

Indeksonlinenga pika kufitare u sjell pamjet live./Indeksonline/