16:35 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kolona në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri

Në pikën kufitare në Vërmicë, simpatizuesit kosovarë që janë nisur për ta shikuar ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës e Ukrainës po përballen me kolona pritjesh.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com disa fotografi në të cilat shihet rendi i pritjeve të veturave.

Kosova zhvillon sonte në orën 20:45 ndeshjen e fundit si “vendas” në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të futbollit “Rusia 2018”.

Për mungesë të një stadiumi të pranuar nga FIFA, tifozët kosovarë janë detyruar që të udhëtojnë në Shkodër për t’i shikuar ndeshjet të cilat Kosova i ka luajtur si vendas.

Dy xhiro para përfundimit të këtyre kualifikimeve, Kosova gjendet në vendin e fundit në Grupin I me vetëm një pikë të grumbulluar.

Në këtë grup janë edhe Kroacia, Islanda, Turqia, Ukraina dhe Finalnda.