14:41 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Jarinje, çfarë po ndodh me mallrat serbe?

Kolonat e gjata janë raportuar tashmë 2 ditë  që po qëndrojnë në vendkalimin e Jarinjes.

Ndonëse  tashmë tarifa ndaj produkteve serbe është hequr, prodhuesit e produktet që vijnë nga Serbia në Kosovë, duhet të pajisen me dokumente të cilat janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kolonat e gjata dhe pritjet i ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, ndërsa nuk ka specifikuar arsyen pse po janë kaq të gjata këto kolona.

” Po është e vërtetë që ka pasur kolona. Arsyen nuk e di, por nëse nuk janë në përputhje me vendimin e Qeverisë, ne nuk i lejojmë”, tha Stavileci për IndeksOnline.