17:30 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Kodër të Trimave, në Prishtinë

Kolonë e gjatë është parë pas orës 16:00 në Kodër të Trimave, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Në një fotografi shihet se në këtë pjesë njerëzit ia kanë mësyrë rrugëve të Prishtinës menjëherë se ka përfunduar ora policore.

Mirëpo, jo vetëm në këtë pjesë të Prishtinës ka qarkullim të madh të veturave por edhe në rrugët tjera të qytetit./IndeksOnline/