Kolona të gjata në kufirin Kosovë–Shqipëri, a ndërlidhet kjo me protestat në Tiranë?
Kolona deri në 3.5 kilometra janë krijuar që nga orët e para të mëngjesit në pikën kufitare Vërmicë–Morinë, në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë shkaktuar pasi autoritetet shqiptare po regjistrojnë hyrjen e qytetarëve.

Ndërkohë, në Shqipëri po zhvillohen protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Kësisoj, aludohet se këto kontrolle të shtuara dhe kolonat në kufi mund të ndërlidhen me këto protesta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të informohen për gjendjen në kufi përmes kanaleve zyrtare para se të nisen drejt Shqipërisë.

