Kolona të gjata në kufirin në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë, mërgimtarët kthehen në shtëpi

Mërgimtarët që kaluan pushimet për festat e fundvitit në vendlindje, në Kosovë, tanimë kanë marrë rrugën jasht vendit ku jetojnë dhe punojnë.
Tash e disa ditë, pikë kalimet në Mërdarë dhe tek Dheu i Bardhë janë të stërmbushura me mërgimtarë.
Kosovarët e diasporës po përballen edhe këtë vit me kolona të mëdha.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga kufiri në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët duhet të presin te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova deri në katër orë ku kolona ka arritur në 1700metra.
Njësoj edhte në kufirin në Merdarë, ku qytetarët duhet të presin nga 3 orë deri në 4, ndërsa kolona ka arritur në 1500m./IndeksOnline/
