Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, rruga e bllokuar (Pamje)

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar sot në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Një lexues i IndeksOnline ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, duke treguar për një “kolonë të paparë” që ka bllokuar pjesërisht këtë aks rrugor.
Nga mesdita, vendi është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa në disa zona është regjistruar edhe breshër, gjë që ka ndikuar në rëndimin e situatës në komunikacion.