75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë para orës policore

Kolona të gjata janë krijuar në magjistralen në Prishtinë-Fushë Kosovë pak para fillimit të orës policore.

Nga pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihen vetura të shumta në magjistrale. Ora Policore fillon në ora 19:00, por duket se këta vozitës e kanë pasur problem që të t’i ikin orës policore.

Tashmë kolona po krijohen në  shumë akse rrugore për të dal apo hyrë në kryeqytet.  

Prishtina gjendët në Zonën e Kuqe, për shkak të rasteve të shumta me koronavirus. /Indeksonline/