Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë si pasojë e aksidentit në Dollc
Nga aksidenti i ndodhur në Dollc të Klinës janë krijuar kolona të gjata.
Një dëshmitar ka dërguar pamje nga magjistralja Prishtinë-Pejë, ku shihet se si pasojë e aksidentit është bllokuar tërësisht njëra korsi e rrugës, duke bërë që vetura të shumta të presin në kolonë.
Ndryshe, nga pamjet e këtij aksidenti shihet se veturat janë dëmtuar majft shumë, përderisa ende nuk dihet për të lënduar./Indeksonline/