75 Mall Live Search
15:44 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Për shkak të një aksidenti trafiku në mes një autobusi dhe pikapi që ndodhi sot rreth orës 14:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë janë krijuar kolona të gjata.

Siç shihni nga fotografitë e siguruara nga Indeksonline makinat po qëndrojnë pa lëvizur, teksa edhe një tjetër veturë është aksidentuar po në këtë magjistrale, e cila shihet se ka dalë nga rruga.

Ndryshe, kolonat e tilla në magjistralet e vendit tonë nuk janë edhe të rralla. Veçmas ato janë të mbingarkuara në kohë festash./Indeksonline/