Kolona të gjata në ‘Merdare’, deri në 6 orë në pritje
Kolonat e gjata janë kthyer në pikat kufitare të Kosovës.
Në ‘Merdare’ bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në 6 orë për të kaluar kufirin, transmeton Indeksonline.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, kolona është e gjatë 3500 metra.
Gjendje më e mirë nuk është as tek ‘Dheu i Bardhë’ ku qytetarët po presin deri në dy orë./Indeksonline/
