Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut
Mërgimtarët çdo vit po përballen me kolona të mëdha në pikat kufitare.
Me kolona të gjata po përballen edhe mërgimtarët që ia kanë mësyrë pikës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, në Han të Elezit.
Një lexues i IndeksOnline-t ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se janë krijuar kolona të gjata në këtë pikë kufitare dhe ka deri 2 orë pritje.
Me gjithë ndryshimet e bëra në kontrollet kufitare, kolonat vazhdojnë të krijohen në sezonin veror. /IndeksOnline/
