14:06 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Veternik, edhe sot si ditëve të tjera!

Kolona të gjata janë shkaktuar nga dalja e qendrës së Prishtinës, në Veternik.

Sikurse edhe shumë ditë të tjera, shoferët po përballen me kolona të gjata e të mundimshme në këtë anë.

Kolonat edhe më të  ngarkuara janë bërë në këtë anë që nga nisja e punimeve të rrethrotullimit në Veternik, raporton Indeksonline.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pret që në mars të përfundojnë këto punime pasi është shtuar numri i punëtorëve, makinerive dhe angazhimit që punimet të kryhen sa më parë./Indeksonline/