75 Mall Live Search
19:39 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kolona të gjata nga Ulqini në Shqipëri, pritje më shumë se 1 orë

Këtyre ditëve me temperatura të larta, shumë qytetarë ia kanë mësyer vendeve bregdetare për të kaluar pushimet.

Mirëpo tashme që po shënon fundi i muajit Gusht, thuajse të gjithë kthehen nëpër shtëpitë e tyre, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline ka treguar se ata po detyrohen të presin rreth një orë për të kaluar nga Ulqini në Shqipëri, pasi kolonat janë shumë të gjata.

Indeksonline ju sjellë një fotografi ku mund të shihni kolonën që ishte sot.