19:00 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kolona të gjata të mërgimtarëve,4 orë pritje në Kroaci dhe 3 në Merdare (Video)

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit ka shkaktuar pritje të gjata në nëpër pikat kufitare.

Një nga këta mërgimtar që po e përjeton një pritje të tillë është Pajtim Bejtullahu i cili për Indeksonline ka treguar se ka 4 orë që ka pritur në pikat kufitare Kroaci-Serbi.

Një gjendje e tillë është edhe në pikat kufitare me Kosovën, ku në Merdare pritja është 3 orë, shkruan Indeksonline.

Në Vërmicë, hyrja në këtë pikë është 20 minuta ndërsa në dalje është 1 orë, ku kolona është 50-60 metra në hyrje.
Ndërsa, në Merdarë kolona në hyrje është 1000 metra, ndërsa në dalje është vetëm 10 metra.

Edhe të Dheu i Bardh kolonat janë të gjata, në hyrje nga 200-300 m ndërsa në dalje 10 m. Në këtë pikë kufitare edhe pritja në hyrjë është e gjatë rreth 120 minuta.

Për më shumë shih videon e kolonës e cila është shkaktuar nga pritja e gjatë në Kroaci-Serbi: