Kolona të gjata të veturave në autostradën Prishtinë-Pejë, shkak vërshimet

Kolonë e gjatë e veturave është bërë në autostradën Prishtinë-Pejë.
Kolona të tilla dyshohet të jenë për shkak të vërshimeve në magjistrale e cila kalon nga fshati Vragoli, e të cilat janë shkaktuar nga lumi Sitnica.
Ne Vragoli në të dyja anët e rrugës është vështirësuar qarkullimi për shkak të vërshimeve, ku edhe janë krijuar kolona të gjata.
Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është më i vështirësuar për lëvizje për shkak të sasisë më të madhe të ujit.
Uji ka hyrë edhe në disa objekte që janë afër rrgues. Policia edhe ekipet tjera për mirëmbajtjen e rrugës janë në vendin e ngjarjes.
Sipas një njoftimi të dielën nga IHK-ja bën të ditur se situata e paqëndrueshme meteorologjike, do të vijojë edhe në pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, sasitë më të mëdha të reshjeve të shiut janë në rajonin e Dukagjinit.
Më herët IHK-ja kishte njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, është shkaktuar ngritja e nivelit nëpër lumenj.

