10:26 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Kolona të gjata të veturave në autostradën Prishtinë-Pejë, shkak vërshimet

Reshjet e vazhdueshme të shiut edhe më tej vazhdojnë të shkaktojnë probleme në komunikacion. Kolonë e gjatë e veturave është bërë në autostradën Prishtinë-Pejë.

Kolona të tilla dyshohet të jenë për shkak të vërshimeve në magjistrale e cila kalon nga fshati Vragoli, e të cilat janë shkaktuar nga lumi Sitnica.

Në Vragoli në të dy anët e rrugës është vështirësuar qarkullimi për shkak të vërshimeve, ku edhe janë krijuar kolona të gjata.Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është më i vështirësuar për lëvizje për shkak të sasisë më të madhe të ujit.

Kolona të gjata rreth 15 kilometra, janë krijuar edhe përgjatë rrugës Sllatinë- Fushë Kosovë, për shkak  të ujit nëpër rrugë.

No description available.

Uji ka hyrë edhe në disa objekte qe jane afër rruges. Policia edhe ekipet tjera për mirëmbajtjen e rruges janë në vendin e ngjarjes.Sipas një njoftimi të dielën nga IHK-ja bën të ditur se situata e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe në pesë ditët e ardhshme.

No description available.

Sipas IHK-së, sasitë më të mëdha të reshjeve të shiut janë në rajonin e Dukagjiniut.Më herët IHK kishte njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, është shkaktuar ngritje e nivelit nëpër lumenj.

No description available.
No description available.
No description available.