20:38 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kolona të gjatë në rrugën Prishtinë – Pejë

Kolona të gjata janë krijuar në dy kahet e rrugës Prishtinë – Pejë, saktësisht nga fshati Gllarevë i Klinës deri të ura mbi lumin Drin.

Kolonat janë shkaktuar për shkak të mbingarkesës nga veturat e shumta dhe kamionët që bartin pesha të mëdha.

Ndryshe, sezoni veror (fundi i korrikut dhe gushti), si dhe gjatë festave të fundvitit, rrugët e Kosovës janë të mbingarkuara, pasi në vendin tonë vinë shumë bashkatdhetar.