Kolona të mëdha të automjeteve në dalje të Prishtinës

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në dalje të Prishtinës, në Veterenik, shkruan IndeksOnline.
Si shkak i një aksidenti që ndodhi para pak çasteve mes një kamioni dhe dy automjeteve, ka ardhur deri të krijimi i kolonave të gjata.

Policia e trafikut ndodhet në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po merret me rastin./IndeksOnline/