Kolonat e gjata e aksidentet e shpeshta, dhjetëra banorë të Gllamnikut e bllokojnë një pjesë të magjistrales Podujevë-Prishtinë

Numri i aksidenteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë dhe mungesa e një rreth-rrotullimi, ka shtyrë sot një numër të qytetarëve të Gllamnikut që të dalin në rrugë dhe të protestojnë.
Ata kanë bllokuar njërën pjesë të magjistrales Podujevë – Prishtinë për shkak të pakënaqësive.
Qytetarët janë shprehur se se mungesa e vendosjes së një rreth-rrotullimi në këtë pjesë të rrugës po shkakton shumë aksidente.
Indeksonline ju sjell pamje nga kjo ngjarje.