09:40 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kolonat në trafik ia humbin njeriut 55 orë gjumë në vit

Kolonat në trafik i kushtojnë një njeriu më shumë se 55orëgjumë në vit, sipas një raporti.

Ata që punojnë duhet të dalin nga shtëpia mesatarisht 13 minuta më herët çdo ditë për të arritur me kohë në punë, për shkak të trafikut.

Kjo do të thotë se ata humbin një orë dhe pesë minuta gjumë shtesë çdo javë, ose pak më shumë se 55 orë në çdo vit.

Në rutinën e përditshme, 40 për qind e atyre që udhëtojnë për në punë janë vonuar për shkak të bllokimit në trafik. Për këtë detyrimi për t’u nisur më herët i kushton me gjumë./Indeksonline/