Kolonë disa kilometërshe në rrugën Veternik-Fushë Kosovë

Dy deri në tri kilometra është e gjatë kolona në një prej rrugëve më të frekuentuara në periferi të Prishtinës.
Bëhet fjalë për aksin Veternik-Fushë Kosovë, të cilin qytetarët shpesh e zgjedhin për të evituar kolonat e rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë.
Shumë qytetarë e shfrytëzojnë këtë segment rrugor edhe për të shkuar më shpejt në aeroport në Sllatinë.
Indeksonline raporton se kolona është bërë tash e disa minuta, teksa veturat vetëm sa shkojnë e shtohen.
