21:22 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kolonë e gjatë në kufirin Serbi-Hungari, mërgimtarët presin deri në 10 orë

Mërgimtarët që po kanë kaluar pushimet e tyre në Kosovë po përballen edhe këtë vit me kolona të gjata nëpër kufinjë, shkruan indeksOnline.

Një lexues për IndeksOnline ka treguar se në kufirin Serbi-Hungari janë detyruar të presin deri në 10 orë për shkak të kolonave të gjata që janë krijuar.

Në video mund të shihni se si qytetarët poi u binin borive të indinjuar me pritjen e gjatë.

E ndryshe nga ky rast, në kufirin në Mërdarë, për dallim nga vitet e kaluara, këtë herë mërgimtarët kanë vetëm një orë pritje.

Shumë nga diaspora këtë vit janë detyruar të anulojnë pushimet në Kosovë për shkak të pandemisë, gjë që është vërejtur shumë e sidomos në sektorin e ekonomisë./IndeksOnline/