Kolonë e gjatë në Merdare/ Deri në 6 orë presin qytetarët për të dal jashtë Kosovës

Ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm pritjet në hyrje daljet e Kosovës. Me kthimin e mërgimtarëve në vendet e tyre ku jetojnë e veprojnë, tani pasi kanë përfunduar pushimet në vendlindje, duket se kolonat janë rikthyer, raporton IndeksOnline.
Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme. Numër i madh i veturave kanë pritur në radhë të gjata, deri në 3 kilometra për të dal jashtë Kosovës.
Siç mëson IndeksOnline deri në 6-7 orë qytetarët po presin për të dal nga pika kufitare me Serbinë në Merdare.
Në videon më poshtë mund të shihnin kolonën e gjatë.