75 Mall Live Search
20:36 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kolonë e gjatë në Morinë/Vërmicë, kosovarët kthehen nga bregdeti

Kolona të gjata po shihen shpesh në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria.

Pushuesit kosovarë që po kalojnë ditët e nxehta në Shqipëri po duhet të presin në radhë të gjatë në pikën kufitare në Morinë.

Në një fotografi të dërguar në Indeksonline shihet kolona e gjatë që është shkaktuar në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.

Pavarësisht situatës në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë COVID-19, qytetarët vazhdojnë vajtje-ardhjet në mes dy vendeve, duke vizituar më së shumti bregdetin shqiptar./Indeksonline/